Biletat e Shqipëri–Ishujt Faroe zgjasin pak… minuta
Mbrëmjen e kaluar FSHF njoftoi rreth orës 21:10 se biletat e ndeshjes Shqipëri–Ishujt Faroe kanë dalë në shitje, por për ata të cilët nuk kanë qenë të kujdesshëm kanë humbur shansin që të asistojnë në ndeshjen ku pritet festa për kualiafikimin për në fazën finale të “Euro 2024”.
Në faqen ku mund të bliheshin biletat për takimin në fjalë brenda 80’ minutash mbaroi gjithçka duke lënë të pa kënaqur shjumë të interesuar, të cilët morën vesh lajmin e nisjes të shitjes me vonesë.
Tifozët kanë qenë gjatë gjithë kohës në blerje e sipër, teksa të merrje një biletë ishte tepër e vështirë.
Kujtojmë se çmimet e biletave varionin nga 3000 lekë më e lira, deri në 8000 lekë më shtrenjta.