Frika e De Bruyne: Nuk e di kur do të kthehem për të luajtur për City-n
Kevin De Bruyne nuk ka shkelur në fushë që nga gushti, dita e parë e Premier League. Mesfushori i City-t pësoi një këputje të tendinës.
“Kam tre muaj që jam i dëmtuar dhe po bëjmë gjithçka siç duhet, gjithçka po shkon sipas planit, por nuk më kanë dhënë një datë për kthimin tim, se kur mund të luaj sërish futboll”, tha belgu pa e fshehur frikën e tij për të mos qenë në gjendje të kthehet në afat të shkurtër.
Guardiola ka thënë gjithmonë se De Bruyne nuk do të kthehet para vitit 2024 dhe ka shpjeguar situatën në këtë moment: “Ata duan që gjithçka të shkojë mirë kur ai të kthehet. Është një dëmtim për shkak të mbingarkesës së ndeshjeve”.
De Bruyne ka një histori të rëndësishme mjekësore: mesfushori, në mesin e ndalesave të ndryshme, dëmtoi tendinën në finalen e Champions League kundër Interit dhe në finalen e Champions League 2021.