Neymar operohet, kohë shumë e gjatë rikuperimi
Operacion në gjurin e majtë për Neymar.
Kampioni brazilian pësoi një këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë gjatë ndeshjes mes Brazilit dhe Uruguajit.
Operacioni, i cili zgjati mbi katër orë, u krye në Belo Horizonte. Numri dhjetë i Al Hilal mund të kthehet në fushë në qershor 2024.
Babai i Neymar ka shfaqur disa video të djalit të tij në profilin e tij në Instagram teksa ai kontrollohej nga mjekët para ndërhyrjes, duke e shoqëruar videon me një fragment nga Bibla.