E ardhmja e Paul Pogba-s mbetet ende në ajër, këto janë zhvillimet e fundit

E ardhmja e Paul Pogba-s mbetet ende në ajër, këto janë zhvillimet e fundit

Nëse situata e Nicolo Fagioli u zgjidh me një marrëveshje për pranimin e fajësisë prej shtatë muajsh skualifikim për çështjen e basteve, Juventus-i në vend të kësaj po pret lajme në lidhje me Paul Pogba.

Mesfushori rezultoi pozitiv për metabolitët e testosteronit përpara 11 shtatorit, një kusht që konfirmoi kundër-analiza e 6 tetorit.

Siç raportohet në edicionin e sotëm të “La Gazzetta dello Sport”, mesfushori francez është ende i pezulluar si masë paraprake dhe do të duhet të përballet me drejtësinë sportive, e cila parashikon një dënim minimal prej katër vitesh për lojtarët që rezultojnë pozitivë nga testet antidoping.

Por midis rregullave të ndryshme ka disa faktorë lehtësues që do të ulnin dënimin në rast se lojtari pranon përgjegjësitë e tij.

Hipoteza më konkrete mbetet ajo e skualifikimit dy-vjeçar. Një periudhë e rëndësishme, duke menduar se lojtari i Juventus-it do të mbushë 31 vjeç më 15 mars.

Një rrugë që mund të sjellë një zbritje të mëtejshme për Pogba është ajo e një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë. Kodi antidoping nuk e përdor këtë shprehje por flet për një marrëveshje mes palëve.

Pogba ka tani dy rrugë për të ndjekur. Një marrëveshje me prokurorinë antidoping që mund të çojë në përgjysmimin e dënimit të kërkuar fillimisht nga prokuroria ose vendimin për të rrezikuar gjithçka në gjyqin e sportistit në Tribunalin Kombëtar Anti-Doping.

Në rastin e parë, një marrëveshje do të eliminonte çdo mundësi apelimi. Në të dytën, anasjelltas, vendimi do të ishte i apelueshëm në CAS, Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv. /AP/

Share This