FC Prishtina 01 sfidon Benfica-n

FC Prishtina 01 sfidon Benfica-n

Sot në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për Elite Round në futsall, ku FC Prishtina 01 ka mësuar kundërshtarët.

Kampioni i Kosovës, do të luajë në grupin B së bashku me klube të njohura si Benfica (Portugali), Kairat Almaty (Kazakistan), Dobovec (Sllovenia).

Kampioni i Kosovës është në mesin e 16 skuadrave më të mira në Evropë, pas paraqitjeve spektakolare në Poloni dhe Lituani.

Ndeshjet do të zhvillohen nga 28 nëntor deri më 3 dhjetor në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.

Share This