Endrit Uruçi, kampion mbarkombëtarë
Shahisti nga Ferizaj, Endrit Uruçi është shpallur kampion mbarkombëtarë në shahun rapid.
Nën patronatin e Ministrisë Kulturës Rinisë dhe Sportit, në Prizren është mbajtur Kampionati Mbarkombëtarë i Shahut në formatin Rapid ku morën pjesë 165 shahistët më të mirë nga trojet shqiptare!
Garat u zhvilluan sipas sistemit zvicëran, ku pas nëntë xhirove me 8.5 pikë, kampion doli supertalenti nga Ferizaj FM Endrit Uruçi.
Uruçi shkëlqeu në një konkurrencën mjaftë të fortë në garat e Rapid, duke lënë prapa garuesin nga Shqipëria, Lambi Pasko-n, i cili u rendit në pozitën e dytë, derisa në vendin e tretë u pozicionua Nderim Saraçi.
Uruçi ishte më i miri edhe në garat e shahut Blic, i ndjekur nga Saraçi dhe Pasko.