Sonte Sllovaki-Kosovë

Sonte Sllovaki-Kosovë

Kombëtarja e Kosovës në hendboll, sonte do të përballet me Sllovakinë, në kuadër të kualifikueseve për Botërorin 2025, ndeshje kjo që vjen drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Dardanët në Povazska Bystrica të Sllovakisë, tashmë kanë mbajtur seancën e fundit dhe janë gati për sfidën tejet të rëndësishme kundër sllovakëve.

Atmosfera në taborrin e Kombëtares sonë, është e shkëlqyer dhe optimiste për rezultat pozitiv në duel me Sllovakinë.

Dueli i sontëm mes Sllovakisë dhe Kosovës fillon në orën 18:00, derisa këto dy kombëtare të dielën mbrëma do të ballafaqohen në Prishtinë, në sfidën e radhës kualifikuese për Botërorin e ardhshëm.

Share This