Man United eliminohet nga Carabao Cup, Newcastle bind dhe siguron fazën çerekfinale, kualifikohet edhe Chelsea

Man United eliminohet nga Carabao Cup, Newcastle bind dhe siguron fazën çerekfinale, kualifikohet edhe Chelsea

Manchester United mundet nga Newcastle dhe eliminohet nga Carabao Cup, me miqtë që bindën me rezultatin 0-3 dhe siguruan fazën çerekfinale.

Newcastle diktoi ritmin e sfidës, të cilën e zhblokoi me Almiron në minutën e 28’, teksa në minutën e 36’ Hall dyfishoi avantazhin e skuadrës së tij.

Pjesa e dytë po ashtu foli për miqtë, që në minutën e 60’ realizuan golin e tretë me Willock dhe vulosën këtë takim.

Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 0-3, me Manchester United që e mbyll këtu rrugëtimin në Carabao Cup, teksa Newcastle siguron fazën çerekfinale.

Chelsea u kualifikua në çerekfinale pasi fitoi me rezultatin 2-0 ndaj Blackburn, teksa Fulham triumfoi në transfertë me rezultatin 1-3 ndaj Ipswich.

Share This