Ausilio zbulon “sekretin” si ia hoqi nga duart Lautaron Atletico Madridit
Piero Ausilio regjistron plot 25 vite tek Interi, si një ndër drejtorët sportiv më të suksesshëm në të gjithë Europën.
Në një intervistë, ai ka folur gjatë për këtë karrierë profesionale.
Një nga pikat ku është ndalur më shumë është blerja e Lautaro Martinez nga Racing, një sulmues që nuk e njihte askush dhe sot, por që sot është një nga më të spikaturit në Europë.
“Historia e nënshkrimit të Lautaros është një histori e veçantë. Lautaro Martinez ishte një lojtar i Atletico Madrid në 2018. Mungonte vetëm një detaj i vogël për t’u paguar nga klubi spanjoll te Racing sepse ai kishte rënë dakord tashmë me ta.
Por unë u nisa si i çmendur drejt Argjentinës edhe pse vetëm 1% shans kisha për ta sjellë në Milano. Besova te ai 1% dhe me ndihmën e Zanettit dhe Militos ja dolëm ta nënshkruanim.
Ditën që do të mbyllnim marrëveshjen, Lautaro shënoi tre gola për Racing në një ndeshje dhe kështu klubi argjentinas na e rriti çmimin e kartonit të tij, por nuk kishte problem, ne e paguam pasi e dinim potencialin e tij. Por ia arrita qëllimit tim, sepse kishte një punë të shkëlqyer ekipore brenda klubit tonë”, është shprehur Ausilio.