Sorschag: Mezi po pres të fluturoj për Kosovën në gjithë botën
Skitarja e kërcimeve me ski, Sophie Sorschag, do të debutojë për Kosovën në Kupën e Botës, që prej 1-3 dhjetor 2023 mbahet në Lilehammer të Norvegjisë.
Skitarja e njohur austriake vendosi t’i bashkohej Kosovës, të cilën do ta përfaqësojë në garat me ski në eventet e rëndësishme.
Kampionia e botës në garat ekipore me Austrinë në vitin 2021, e cila mori pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022”, do të mundohet ta përfaqësojë denjësisht vendin tonë.
“Mezi po pres të fluturoj për Kosovën në të gjithë botën”, ka thënë Sophie Sorschag për faqen zyrtare të Komitetit Olimpik të Kosovës. Karriera dhe potenciali i saj japin shpresa për medalje historike për Kosovën në sportet dimërore, pse jo edhe në këtë Botëror, por edhe në Lojërat Olimpike Dimërore “Milano Kortina 2026”.