Chelsea e rivalizon Barcelonën për yllin gjerman
Chelsea ka shprehur interesim për mesfushorin sulmues të Bayer Leverkusenit Florian Wirtz.
Mediet britanike raportojnë se gjermani është në ‘radarin’ e klubit londinez, i cili shihet si zëvendësuesi i Kai Havertz, ky i fundit në verë iu bashkua Arsenalit.
Sidoqoftë, në garë për lojtarin mbesin edhe Bayern Munich e Barcelona që kanë shprehur interesim prej disa muajve.
Chelsea gjithashtu e ka shumë të vështirë ta bind lojtarin në rast që vazhdojnë me këtë formë të dobët dhe nëse nuk sigurojnë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.
Wirtz është ndër talentët më të mirë në Bundesliga dhe në rast që kërkon largimin Leverkusen do të kërkojë mbi 100 milionë euro për kartonin e tij.