Superliga rikthehet sot me superderbin Ballkani-Drita

Superliga rikthehet sot me superderbin Ballkani-Drita

Superliga e Kosovës në futboll, rikthehet sot me tri ndeshjet e para të javës së 12-të.

Kryendeshja do të luhet në Suharekë, ku do të përballen Ballkani dhe Drita, dy skuadrat kryesore në garën për titull të kampionit.

Arbitri Mervan Bejtullahu, do të jetë njeriu që do ta gjykojë duelin mes kampionit në fuqi të Kosovës dhe gjilanasve.

Krahas ndeshjes Ballkani-Drita, sot do të luhen edhe duelet Gjilani-Feronikeli ’74 dhe Malisheva-Prishtina, ndeshje këto që parashikohet të sjellin sfida interesante.

Xhiroja e 12-të, do të mbyllet të enjten pasdite ku do të ballafaqohen Llapi-Fushë Kosova dhe Liria-Dukagjini.

Superliga /Java e 12-të

Sot takohen:

Gjilani – Feronikeli ’74 (Isak Cervaniku, Besnik Morina, Meriton Berisha)

Malisheva – Prishtina (Erdall Zasella, Edmond Zeqiri, Faton Jakupi)

Ballkani – Drita (Mervan Bejtullahu, Fatlum Berisha, Hekuran Osmani)

Nesër takohen:

Llapi – Fushë Kosova (Mentor Ajeti, Bujar Selimaj, Bashkim Hyseni)

Liria – Dukagjini (Eridon Podvorica, Arbnor Bullatovci, Enis Bejtullahu).

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00.

Share This