Ronaldon e “lëshojnë nervat” me vendimin e gjyqtarit, kërkon që ai të zëvendësohet (VIDEO)

Ronaldon e “lëshojnë nervat” me vendimin e gjyqtarit, kërkon që ai të zëvendësohet (VIDEO)

Cristiano Ronaldo bëri një reagim të ashpër dhe të rrallë në ndeshjen e Al Nassr në Kings Cup of Champions në Arabinë Saudite kundër Al-Ettifaq.

Bashkëlojtari i Cristiano Ronaldos, Talisca u përjashtua nga ndeshja në fund të pjesës së parë, përcjell lajmi.

Për Ronaldon, vendimi i gjyqtari ishte i diskutueshëm, andaj bëri një veprim të rrallë.

Ylli portugez i futbollit u kap nga kamerat teksa kërkonte që gjyqtari i ndeshjes të zëvendësohej.

Aktualisht po rrjedhë minuta e 118-të në vazhdime dhe Al Nassr është në avantazh 1:0 me golin e Mane në minutën e 107-të.

Mëposhtë mund ta shikoni veprimin e Cristiano Ronaldos.

Share This