Presidenti Ademi uron Kosovën për fitoren ndaj Maqedonisë së Veriut: Krenar me Ju Dardane!

Presidenti Ademi uron Kosovën për fitoren ndaj Maqedonisë së Veriut: Krenar me Ju Dardane!

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi e ka uruar Kombëtaren e Kosovës në konkurrencën e femrave për fitoren ndaj Maqedonisë së Veriut (3-1), shkruan Gazeta GOLI.com.

Dardanet sonte munden Maqedoninë e Veriut, duke bërë hapin e madh në garën për kualifikim në Ligën e Kombeve.

I pari i futbollit tonë përmes llogarisë së tij në rrjetet sociale e ka uruar ekipin kombëtare për suksesin e arritur.

“Një tjetër paraqitje e shkëlqyeshme e futbollisteve të Kombëtares së Kosovës në kuadër të Grupit 5 në Ligën C, e cila rezultoi me fitoren e dytë kundër Maqedonisë së Veriut, me rezultat 3:1. Përgëzoj futbollistet për fitoren dhe përkushtimin e madh gjatë tërë ndeshjes dhe stafin e kombëtares në krye me trajneren Anneli Andersen për punë të suksesshme. Uroj që me të njëjtin ritëm të vazhdojmë edhe në ndeshjen e radhës kundër Bullgarisë, e cila do të jetë përcaktuese për pozitën e parë në grup dhe promovim në Ligën B. Krenar me Ju Dardane!”, ka shkruar Ademi. /goli/

Share This