Milani i kërkon “ndihmë” Ibrës

Milani i kërkon “ndihmë” Ibrës

Zlatan Ibrahimoviç dhe Milan kanë qenë në kontakt prej disa kohësh, që nga dita e largimit të suedezit nga futbolli.

Dhe të gjithë e kishin të qartë se nëse suedezi do të donte të kthehej aktivisht në botën e futbollit, ai do t’i gjente dyert më shumë se të hapura në Milanello. Veç se qetësia relative e Ibrës, i cili po mëson të shijojë javët pa stërvitje i zhytur në botën e biznesit, ka filluar të bëhet pothuajse një urgjencë duke marrë parasysh vështirësitë e skuadrës dhe pakënaqësinë në dhomat e zhveshjes te kuqezinjtë, që pas lamtumirës së Paolo Maldinit.

Te Milani mungon figura karizmatike e referencës me përvojë në këtë fushë, e dikush si Zlatan mund të jetë i dobishëm për Stefano Piolin. Edhe pse midis të dyve nuk kanë munguar mosmarrëveshjet, – shpjegon Corriere della Sera – marrëdhëni a e sinqertë është e konsoliduar. Njerëzit pranë suedezit, thonë se në vizitën e tij të fundit në Milanello, pas humbjes në derbi, Ibra kishte pranuar se kishte ndjerë një tronditje. Ndoshta ishte thirrja e fushës? Por tani thelbi i çështjes është se çfarë roli duhet të luajë dhe liria e veprimit që mund të ketë. Sepse suedezi ruan të njëjtin karakter.

Ashtu siç ishte protagonist në fushë, ai dëshiron të jetë protagonist edhe si drejtues. Nuk ka role sipërfaqësore, me kohë të pjesshm apo të dyta. Nëse kthehet te Milani duhet të ndihmojë në mënyrë aktive. “Nuk dua të jem simbol i së shkuarës, nëse kthehem do të jetë për të bërë ndryshimin” – tha ai disa javë më parë.

Një manifestim shumë i qartë i mendimit dhe synimit të Ibrës. Tani i takon atij dhe klubit që të gjejë një zgjidhje.

Share This