Gjuka para sfidës me Sllovakinë: Do të japim çdo gjë për kualifikim
Egzon Gjuka është prej bartësve të lojës në Kombëtaren e Kosovës në hendboll.
Ai ka premtuar angazhim maksimal të lojtarëve në dy ndeshjet me Sllovakinë.
Dardanët ndeshjen e parë e luajnë të enjten në Sllovaki, ndërsa sfida e kthimit luhet të dielën në Prishtinë.
Ndeshjet i takojnë kualifikimeve për Botëror.
“Sllovakia ka ekip cilësor. Por gjasat tona ekzistojnë. Do të japim gjithçka nga vetja për kalim në fazën tjetër”, ka thënë Egzon Gjuka në prag të nisjes për në Sllovaki.