Bellingham fiton trofeun Kopa
Ylli i momentit te Real Madrid, Jude Bellingham, ka fituar Trofeun Kopa para Jamal Musialës dhe do ta marrë çmimin në Paris sot në mbrëmje.
Lajmi është dhënë nga gazeta sportive Marca që shkruan se mesfushori anglez do të marrë edhe çmimin Golden Boy që jepet në 4 dhjetor. Sipas gazetës, Bellingham ka arritur një fitore dërrmuese karshi shokut të tij të ngushtë, Musiala, i cili luan me Bayern.
Trofeu Kopa akordohet nga revista France Football për futbollistin më të mirë nën 21 vjeç dhe vlerësim është për sezonin 2022-23, kur Bellingham shkëlqeu me Borussia Dortmund dhe kombëtaren angleze në botëror. Musiala fitoi titullin me Bayern, falë golit të shënuar nga ai në minutën e fundit, por kjo nuk ka mjaftuar që çmimi i futbollistit të ri më të mirë t’i jepet atij.
Bellingham është gjithashtu në listën për Topin e Artë, i cili pritet të fitohet nga Messi. Bellingham po shkëlqen me Real Madrid, por bëmat e këtij sezoni do të merren në konsideratë vetëm për fituesin e vitit të ardhshëm.