Giroud: Nuk asnjë problem mes nesh dhe trajnerit

Giroud: Nuk asnjë problem mes nesh dhe trajnerit

Sulmuesi i Milanit, Olivier Giroud, ka mohuar zërat se ka krizë mes lojtarëve dhe trajnerit Stefano Piol-it.

Milani mbrëmë luajti baras 2-2 në udhëtim tek Napoli, ndeshje kjo e luajtur në kuadër të Serie A.

Giroud, i cili shënoi dy golat për skuadrën “Rossonere”, thotë se marrëdhëniet mes lojtarëve dhe trajnerit janë të shkëlqyera.

Francezi thotë se ishte i hidheruar më qëndrimin e bashkëlojtarëve të tij pas golit Politanos së Napolit.

“Nuk ka asnjë problem mes nesh dhe trajnerit. Kemi marrëdhënie të shkëlqyera. Marrëdhëniet mes trajnerit dhe ekipit janë të shkëlqyera dhe kështu do të jetë deri në fund”, ka thënë Giroud.

“Unë thjesht isha i zhgënjyer, sepse donim të fitonim”, ka theksuar veterani francez.

“Pas golit të parë ata morën lojën dhe fituan besimin. Ne nuk ia dolëm. Kjo është arsyeja pse jam i zhgënjyer”, ka theksuar Giroud.

Share This