Gjendet një i vdekur në “Diego Armando Maradona”
Një lajm tronditës vjen nga Napoli.
Sipas medieve italiane, pas ndeshjes Napoli-Milan (2-2), ndeshje kjo e zhvilluar të dielën mbrëma, është gjetur i vdekur një burr me origjinë nga Bacoli.
42-vjeçari thuhet se është gjetur i vdekur në parkingun poshtë ambienteve të stadiumit “Diego Armando Maradona”. Trupi i pajetë u zbulua pas orës 02:00.
Sipas Policisë, siç raportohet, dy persona, pa bileta, po tentonin të shkonin në tribuna përmes një tuneli. Shoku i viktimës pa hyrjen të bllokuar dhe hoqi dorë nga misioni. 42-vjeçari ka rënë nga një lartësi prej rreth 20 metrash dhe ka përfunduar në tokë.