“Nuk është që një javë aty apo tre ditë”: Sokoli “shpërthen” me kritika ndaj Vavalisit të Dritës
Trajneri i mirënjohur, Bylbyl Sokoli, ka kritikuar ashpër trajnerin e Dritës, Akis Vavalis, pas deklaratës së tij që lojtarët u treguan egoist në disa raste ndaj Lirisë.
Sokoli ka thënë se Vavalis është dashur të marrë masa që në fillim të mos përsëriten dhe ndodhin këto gjëra.
“Nëse thua janë egoista duhet me ndërmarrë masa sa më herët që të mos përsëriten dhe të mos ndodhin. Por, trajneri nuk është që një javë aty apo që tri ditë, është që gjashtë muaj. Këto gjëra duhet të spastrohen në fillim, apo detyra e trajnerit është që grupi t’i bindet, nuk mundet individi me qenë egoist apo me qenë një grup i kënaqur e tjetri i pakënaqur,” tha ai në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini.
Ndryshe, të dielën Drita barazoi në shtëpi kundër Lirisë, me rezultat 1-1.