Boksieri nga Kosova fiton Medaljen e Artë në Kampionatin Ballkanik
Rumania është një shtet që nuk e njeh Kosovën e pavarur, por flamuri i shtetit kosovar është ngritur lart në një organizim në Bukuresht. Kjo në saje të suksesit të boksierëve kosovarë, të cilët kanë fituar pesë medalje në Kampionatin Ballkanik për të rinj dhe juniorë të mbajtur në Ramnicu Valcea.
Madje nga këto gara nga Kosova ka dalur edhe një kampion: Donat Syla ka triumfuar kundër boksierit nga Bosna e Hercegovina, Kunovac Nijaz, duke fituar kështu edhe Medaljen e Artë.
Pos Sylës, Medalje të Argjendta kanë fituar Suela Canolli dhe Orinda Xhakli, ndërsa Medalje të Bronzta kanë fituar Lumturim Xhoxhaj dhe Luan Morina.
Selektorët Musli Zymberi dhe Faton Xhakli janë ndarë të kënaqur me boksin kosovar, duke u shprehur se edhe në të ardhmen presin shumë.