Fushë Kosova dhe Malisheva, kështu mbyllet ndeshja
Ndeshja e parë e kësaj fundjave në Superligën e Kosovës nuk ka nxjerrë fitues. Fushë-Kosova dhe Malisheva kanë barazuar.
Në pjesën e parë nuk pati raste për asnjërin ekip.
Në pjesë e dytë të dyja skuadrat krijuan raste shënimi, por pa sukses.
Pas kësaj ndeshje Malisheva gjendet në pozitën e katërt me trembëdhjetë pikë, ndërsa Fushë-Kosova në vendin e dhjetë me gjashtë pikë.
Nga ora 19:00 ndeshen Prishtina dhe Gjilani.
Aktualisht në vendin e parë të tabelës së Superligës gjendet Ballkani me njëzet e tri pikë.