Kosova mposhtet nga Skocia, ndeshja e radhës me Azerbejxhanin
Kombëtarja e Kosovës e të amputuarve është mposhtur sot nga Skocia, ndërsa gjithashtu po sot do të ndeshet me Azerbejxhanin.
Kosova po merr pjesë në garën e Ligës së Kombeve në Skoci, që organizohet nga Federata Evropiane e Futbollit e të Amputuarve (EAFF), ka njoftuar Federata e Futbollit e Kosovës.
“Kosova bën pjesë në Ligën D, ku janë të përfshira edhe Skocia, Azerbejxhani, Holanda dhe Shqipëria.
Në ndeshjen e parë Kosova pësoi humbje sot paradite nga nikoqirja e turneut, Skocia, me rezultat 2:0. Ndeshjen e dytë Kombëtarja e Kosovës e zhvillon sot pasdite kundër Azerbejxhanit, derisa nesër do të luajë kundër Shqipërisë (11:30) dhe kundër Holandës (14:30). Fituesi i këtij turneu shpallet kampion i Ligës D dhe promovohet në Ligën C”, ka bërë të ditur FFK.