“Dua të bëhem sërish ushtar i Allegrit”, Costa: Nuk është vetëm Juventusi opsion

“Dua të bëhem sërish ushtar i Allegrit”, Costa: Nuk është vetëm Juventusi opsion

Pasi shkëputi kontratën në Amerikë me klubin e LA Galaxy, Douglas Costa synon të rikthehet në Europë dhe në më shumë se një rast e ka theksuar dëshirën për të riveshur fanellën e Juventus.

Në një intervistë të fundit, braziliani shprehet se kërkon të jetë sërish një “ushtar” i trajnerit Massimiliano Allegri, ndërsa shtoi se ka opsione të tjera në rast se nuk gjen gjuhën e përbashkët me bardhezinjtë.

“Do të më pëlqente shumë të rikthehesha te Juventus, kjo është ëndrra ime. Dua të jem një “ushtar” në dispozicion të Allegrit dhe të ndjej sërish dashurinë e tifozerisë bardhezi. Kam edhe opsione të tjera pasi agjenti im është në kontakt edhe me klube nga Arabia Saudite”, u shpreh 33-vjeçari. /SS/

Share This