Presidenti Ademi uron vashat dardane për fitoren ndaj Maqedonisë së Veriut
Vashat e Kombëtares e Kosovës kanë shënuar fitoren e parë në Ligën e Kombeve.
Dardanet, të premten, në Shkup kanë shënuar fitore në përballje me Maqedoninë e Veriut, me rezultat 2:0.
Kjo ndeshje i takoi xhiros së dytë të Grupit 5 në Ligën C.
Pas kësaj fitore ka reaguar edhe Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, me anë të një postimi:
Urime fitorja Dardane ✅️ 👏⚽️🇽🇰
Përgëzoj futbollistet e Kombëtares së Kosovës për fitoren e realizuar sot kundër Maqedonisë së Veriut në Shkup, me rezultat 2:0.
Kjo është fitorja e parë e Dardaneve në garën e re të UEFA-s për futbollin e vajzave/grave – Ligën e Kombeve, e cila u jep shtysë për suksese të reja dhe për arritje të objektivit për promovim në Ligën B.
Uroj të gjitha futbollistet për këtë fitore dhe stafin në krye me trajneren Anneli Andersen për punën e bërë, duke iu dëshiruar rritje të performancës në vazhdimësi dhe fitore edhe në ndeshjet e ardhshme.
Forca Kosovë! 💪⚽️🇽🇰
#BashkëPërFutbollin