Po shkëlqen te Feyenoord, Real Madrid hedh “sytë” nga “bomberi” meksikan
Largimi i “bomberit” francez, Karim Benzema, në drejtim të “gjigantëve” arabë të Al-Ittihad ka lënë një boshllëk të madh në majën e sulmit të “galaktikëve” të Real Madrid, me këta të fundit që janë prej kohësh në kërkim të një “bomberi” klasik, të cilin mesa duket e kanë gjetur.
Bëhet fjalë për sulmuesin meksikan të Feyenoord, Santiago Gimenez, i cili mbrëmjen e së mërkurës, që sapo lamë pas arriti të shënonte një dopietë ndaj “shqiponjave” italiane të Lazio, në debutimin e tij në Champions League.
“Bomberi” 22-vjeçar pëlqehet shumë nga bordi i “los blancos”, teksa deri në këtë pikë te sezonit, Gimenez ka shënuar plot 15 gola, në 11 përballjet e zhvilluara me “tulipanët” holandezë të Feyenoord.