Ten Hag gati për “Derbin e Mançesterit”: Lojtarët mezi po presim, e dimë se çfarë duhet të bëjmë
“Djajtë e Kuq” të Manchester United janë duke kaluar më në fund një formë të mirë në këtë sezon, teksa në përballjen e fundit mundën danezët e Copenhagen, për të siguruar 3 pikët e para në Champions League dhe tashmë do të sfidojnë në Premier League, rivalët e qytetit, Manchester City.
Për sfidën e ardhshme, një koment të shkurtër e bëri edhe tekniku i “Djajve”, Erik ten Hag, i cili për mediat u shpreh se fitorja në Champions i ka dhënë shumë besim “të kuqve”, teksa shtoi se tashmë ekipi e di se çfarë janë të aftë të bëjnë, raporton abc.
“Kjo të jep besim, ndeshja tjetër po vjen shumë shpejt. Është një ndeshje shumë e vështirë, pasi ne po luajmë kundër një skuadre të mirë, por ne e dimë se çfarë jemi të aftë të bëjmë. Si gjithmonë, është një ndeshje e veçantë në qytet.
Ne do të jemi gati, jam i sigurt, lojtarët janë që tani të emocionuar. Sidomos tani, në një javë ku Sir Bobby ndërroi jetë, sigurisht që ne do të japim më shumë për të marrë tri pikët këtu”, u shpreh Ten Hag.