Nuk ka “bllof” në Europa League/ Fitojnë Roma, Liverpool dhe Leverkusen

Nuk ka “bllof” në Europa League/ Fitojnë Roma, Liverpool dhe Leverkusen

Në ndeshjen e Europa League, Roma nuk gaboi në Olimpico përballë Slavias së Pragës teksa fitoi me shifrat 2-0.

Verdhekuqtë e zgjidhën ndeshjen që në pjesën e parë falë golave të Bove në minutën e parë dhe të Lukakut në minutën e 17.

Pas kësaj fitoreje, Roma merr e vetme kreun e Grupit G me nëntë pikë të plota duke lënë pas Slavian me gjashtë pikë.

Ndërkohë, nuk gaboi as Liverpool që në Anfield Road mposhti me shifrat 5-1 francezët e Toulouse.

The Reds shënuan tre gola në pjesën e parë teksa ai që zhbllokoi shifrat ishte Diogo Jota në minutën e nëntë. Toulouse barazoi në të 16-tën me Dallingan, por më pas vendasit shënuan sërish me anë të Endo dhe Nunez.

Në pjesën e dytë, Gravenberch shënoi golin e katërt për të vendosur në kasafortë tre pikët që e lejojnë Liverpoolin të shkëputet në krye të Grupit E me nëntë pikë. Nga ana tjetër, Toulouse mbetet e dyta me katër pikë.

Fitore me pesë yje për Bayer Leverkusen që konfirmon formën e shkëlqyer të këtij sezoni edhe në Europë. “Aspirinat” triumfuan me shifrat 5-1 ndaj Qarabag. Gjermanët shënuan tre gola në pjesën e parë dhe më pas në të dytën menaxhuan mirë ndeshjen, duke shënuar edhe dy gola të tjerë.

Pjesë e ndeshjes në minutën e 71-të u bë edhe Redon Xhixha që u aktivizua nga stoli për Qarabag. Pas kësaj fitoreje, Leverkusen mbetet në krye të Grupit H me nëntë pikë të plota ndërsa Qarabag mban vendin e dytë me gjashtë pikë. /SS/

Share This