Seedorf i “inatosur” me Milanin: Nuk mund të luash në Champions, si në Serie A
Clarence Seedorf, ish-futbollisti i shquar i Milan ka kritikuar ashpër kuqezinjtë pas ndeshjes së humbur ndaj PSG-së.
Ai ka thënë se kundër skuadrave si PSG-ja nuk mund të luash njëlloj si në Serie A.
“PSG-ja bëri mirë që sulmoi deri në fund, sepse Milani pas minutës së 60-të u dorëzua. Nuk mund të luash kundër një skuadre si kjo njësoj si në Serie A, sepse me gjithë respektin, por është tjetër nivel. Lanë hapësira të konsiderueshme dhe ishin shumë të paqartë në fazën sulmuese.
E pashë në vështirësi Milan-in sepse shumë lojtarë në momente të veçanta ishin jashtë pozicionit të tyre dhe kjo është e papranueshme në Champions”, deklaroi holandezi pas ndeshjes.