Daku motivon Ballkanit përpara sfidës me Astanën, ky është mesazhi i tij
Ballkani sot do të kërkojë fitoren e dytë në Ligën e Konferencës.
Në përkrahje të skuadrës nga Suhareka ka dal sulmuesi shqiptar, Mirlind Daku.
Daku përmes një postimi në Facebook i ka uruar fat Ballkanit.
“Shumë fat dhe suksese, është koha të kalojmë në një nivel tjetër”, ka shkruar Daku.
FC Ballkani do të përballet të enjten me Astananin në kuadër të rrethit të tretë të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.
Sfida që fillon në ora 18:45, do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, me skuadrën nga Suhareka që cilësohet si favoritë në letër, transmeton lajmi.
Daku kaloi një sezon te Ballkani në sezonin 2020/21, në formë të huazimit nga NK Osijek II.