PSG e fortë për Milanin, fitojnë edhe City e Dortmundi
Paris-Saint-Germain e ka mposhtur Milanin me rezultat 3-0 në kryendeshjen e kësaj mbrëmje të Ligës së Kampionëve, e vlefshme për grupin F të këtij kompeticioni.
Ishin Kylian Mbappe, Kolo Muami dhe Lee Kang ishin ata që u kujdesën për ta fundosur Milanin, me skuadrën italiane që mbetet pa fitore në këtë grup, me dy barazime dhe një humbje.
Fitore të madhe në këtë grup mori Burusia Dortmundit që triumfoi me rezultat 1-0 ndaj Newcastle United për ta bërë situatën në këtë grup shumë të pa qartë. PSG është lider me nëntë pikë, e ndjekur nga Dortmundi dhe Newcastle me nga katër, kurse Milani mbetet e fundit me vetëm dy pikë.
Nga ana tjetër, kampioni në fuqi i kësaj gare, Manchester City ka marrë edhe fitoren e tretë në grupin G pasi e ka mposhtur skuadrën e Young Boys me rezultat 3-1.
Në ndeshjet tjera rezultatet ishin si më poshtë:
Antwerp-Porto 1-4
Celtic-Atletico Madrid 2-2
Leipzig-Crvena Zvezda 1-3.
Ndërkohë në dy ndeshjet e zhvilluara nga ora 18:45, Barcelona e ka mposhtur Shakhtarin me rezultat 2-1, kurse Feynoordi e ka mposhtur Lazion me rezultat 3-1. /KP/