Mou: Lukaku nga Interi te Roma është një dramë, po Calha nga Milan te Inter?

Mou: Lukaku nga Interi te Roma është një dramë, po Calha nga Milan te Inter?

Slavia e Pragës arrin nesër në Olimpico, por te Roma fokusi tashmë është te ndeshja kundër Interit të dielën.

Një ndeshje me shumë kryqëzime: Lukaku do të sfidojë të kaluarën e tij, ashtu si dhe Jose Mourinho. Special One, megjithatë, do të jetë vetëm në tribunë. Portugezi në prag të Europa League është përgjigjur shumë i mërzitur ndaj atyre që dyshojnë se përjashtimi i tij ndaj Monza-s ishte ‘vullnetar’ për të humbur ndeshjen e Meazza-s.

“Kam dëgjuar gjëra që vetëm idiotët mund t’i thonë. Unë jam trajneri i Romës, dua të luaj me ekipin tim. Fatkeqësisht ndodhi ajo që ndodhi në minutën e fundit të ndeshjes. Më vjen keq që nuk do të jem në gjendje të jem me lojtarët e mi”.

“Kam parë trajnerë të tjerë të bëjnë të njëjtin veprim si unë, të tjerë edhe më keq, por për mua është gjithmonë e njëjta histori. Kam pasur një qëndrim korrekt gjatë gjithë sezonit, tani jam përjashtuar. Nëse është për një, duhet të jetë për të gjithë”.

Ashtu siç pritej, vëmendja tashmë është te zikaltërit: “Ne do të luajmë me një ekip që për mendimin tim duhet ta fitojë kampionatin me 20 pikë epërsi – shtoi ai. Ne do të përpiqemi, do të shkojmë atje për të luajtur, por fillimisht është sfida e nesërme dhe do të jetë e vështirë”.

Nesër në fakt, kur Rui Patricio dhe shokët e tij do të kenë Slavian e Pragës përballë: “Për fat të keq nuk e bëj dot rotacionin që bëri Interi ndaj Salzburgut, ndryshuan 5 lojtarë. Pas disfatës në Genova patëm një super reagim, edhe falë tifozëve”.

Së fundi, është e pamundur të mos përqendrohemi te Lukaku, i cili është vënë në qendër të vëmendjes: “Romelu do të luajë me Slavia – tha Mourinho në konferencën për shtyp – Nuk e dija se ai ishte kaq i rëndësishëm në Milano: si 200 lojtarë të tjerë ai fitoi një titull, një Superkupë dhe një Kupë të Italisë. Shumë të tjerë tashmë e kanë bërë këtë. Lukaku është një dramë, ndërsa Calhanoglu nga Milani tek Inter është një mrekulli. Dhe për Cannavaron dhe Vierin gjithashtu nuk ka pasur probleme në të kaluarën”.

Share This