Icardi: Jam krenar që jam këtu, ne besojmë në këtë projekt
Goli i tij nuk ishte i mjaftueshëm për të shmangur humbjen në shtëpi kundër Bayern Munich (1-3), por Mauro Icardi gjithnjë e më shumë po bëhet lider i Galatasarayt.
Sulmuesi argjentinas përmes rrjeteve sociale, ka folur për sfidën e humbur ndaj “Bavarezëve”.
“Do të kishte qenë e lehtë të rrije në heshtje dhe të merrem me punët e mia pas humbjes në një ndeshje kaq të rëndësishme në Champions League, ku luajnë skuadrat më të mira në Evropë. Megjithatë, dua t’ua ritheksoj të gjithëve se jam i lumtur që jam këtu. Pavarësisht rezultatit të djeshëm, nuk mund ta shpjegoj sa krenar jam për këtë ekip. Jam jashtëzakonisht mirënjohës për dashurinë që njerëzit transmetojnë në çdo moment. Ne besojmë në këtë projekt dhe jam i sigurt se do t’i sjellim fitore të mëdha këtij klubi, sepse secili prej futbollistëve jep gjithçka, me gjithë zemër dhe pasion”, ka shkruar Icardi.
Asi argjentinas ka rigjetur formën e dikurshme tek Galatasaray.