Mourinho: Interi duhet ta fitojë kampionatin me 20 pikë avantazh

Mourinho: Interi duhet ta fitojë kampionatin me 20 pikë avantazh

Trajneri i Romës, Jose Mourinho në një intervistë për “Sky Sport në prag të ndeshjes kundër Slavia Pragës në Europa League, ka folur edhe për sfidën e radhës në Serie A, ku skuadra e tij do të përballet me Interin.

Tekniku portugez e vlerëson lartë Interin, madje, sipas tij, skuadra “Nerazzure”, duhet ta fitojë kampionatin me 20 pikë diferencë.

“Do të luajmë ndaj një ekip që për mendimin tim duhet të fitojë kampionatin me 20 pikë avantazh”, ka thënë Mourinho.

“Ne do të përpiqemi, do të shkojmë atje dhe do të bëjmë lojën tonë, por do të jetë vështirë”, ka theksuar strategu portugez, i cili kohë më parë kishte fituar tripletën pikërisht me Interin.

Share This