“Djajtë e Kuq” pas dyshes së Sociedadit
Manchester United raportohet se është i interesuar për dyshen e Real Sociedadit, mesfushorin Martin Zubimendi dhe sulmuesin Takefusa Kubo.
“Djajtë e Kuq” sipas medieve britanike, kanë dërguar skautët e tyre në “San Sebastian” në ndeshjen Sociedad-Mallorca (1-0), për të parë nga afër dyshen e Sociedadit.
Brais Mendez ishte lojtari i ndeshjes, megjithatë, ishin dy lojtarë të tjerë që po ndiqeshin nga Man United.
“Mesfushori Martin Zubimendi dhe sulmuesi Takefusa Kubo janë në ‘radarin’ e United”, shkruajnë mediet në ishull.
United thuhet se e sheh Zubimendin si pasardhës të veteranit Casemiro, ndërsa Kubo shihet si zëvendësues i të dëbuarit Jadon Sancho.