Duka bashkë me Ademin dhe ambasadorin Minxhozi takojnë Konjufcën

Duka bashkë me Ademin dhe ambasadorin Minxhozi takojnë Konjufcën

Në kuadër të vizitës që po bën në Kosovë, Armand Duka, zv/President i UEFA-s dhe njëherësh president i FSHF-së, në shoqëri të presidentit të FFK-së, Agim Ademi dhe të ambasadorit Qemal Minxhozi, të mërkurën janë pritur nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi përmes llogarisë së tij në Facebook, ka thënë se në takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, është biseduar për zhvillimin e futbollit në vendin tonë.

“Gjatë këtij takimi të ngrohtë disktuam për zhvillimin e futbollit në vendin tonë, duke u fokusuar në aspektin infrastrukturor dhe në mbështetjen e institucioneve të shtetit, por edhe në projektet e përbashkëta ndërmjet dy federatave tona”, ka shkruar Ademi.

Ndërkohë, i pari i futbollit të Shqipërisë, Armand Duka është shprehur i nderuar me pritjen nga kreu i Kuvendit të Kosovës.

“Nisa ditën sot me një takim zyrtar, por që mund të quhet edhe miqësor për pritjen e përzemërt që Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca më bëri. I shoqëruar nga miku im Agimi Ademi, padyshim që fokusi ishte në zhvillimin e futbollit në Kosovë, mbështetjen që qeveria e shtetit të Kosovës i jep futbollit, duke u ndalur edhe te bashkëpunimet e mëtejshme në projekte dhe politika konkrete mes dy federatave. Falënderoj Konjufca, jo vetëm për ftesën, por edhe për urimet me rastin e zgjedhjes sime si Zv.President i UEFA dhe vlerësimet për paraqitjen e kombëtares. Të mirëpres në Shqipëri mik!”, ka shkruar Armand Duka në Facebook.

 

Share This