Pioli në prag të sfidës me PSG-n: Do ta përqafoj Donnarumma-n
Trajneri Milanit, Stefano Pioli, në prag të sfidës me PSG, ka folur edhe për portierin Gigi Donnarumma.
PSG dhe Milan do të ndeshen sonte në ‘Parkun e Princave’ në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Për portierin Donarumma dueli me kuqezinjtë e Italisë, do të jetë një sfidë e veçantë pasi do të luajë kundër ish-skuadrës së tij.
Pioli thotë se ‘gardiani’ italian, ka dhënë shumë për Milanin deri në ditën e fundit. Tekniku italian thotë se do ta përqafon Donarumman për kontributin që ka dhënë tek skuadra italiane.
“Ne u pamë në Milano me ekipin kombëtar. Ai dha gjithçka për ne deri ditën e fundit. Ishte një lojtar i rëndësishëm. Më pas bëri zgjedhje të tjera. Do ta përqafoj patjetër nesër, ndoshta pas ndeshjes”, ka thënë Pioli.
Ndeshja PSG-Milan fillon në orën 21:00.