Liga e Kampionëve vjen sonte me disa supersfida
Liga më e madhe në Evropë, Liga e Kampionëve vazhdon sot me ndeshjet e xhiros së tretë në Grupin E, F,G dhe H.
Sfidat e natës së sontme në elitën e futbollit evropian, nisin me duelin Feyenoord-Lazio, ndeshje që starton në orën 18:45 dhe luhet në kuadër të Grupit E.
Sfida tjetër e këtij grupi luhet mes Celtic dhe Atletico Madrid, duel ky që pritet të sjellë një ndeshje të fortë pasi që pikët janë të rëndësishme për të dy skuadrat. Atletico dhe Lazio kryesojnë grupin më nga katër pikë të tubuara.
Grupi F vjen sonte dy duele drithëruese, ku do të ballafaqohen Newcastle United-Borussia Dortmund dhe PSG-Milan. Padyshim se kryesfida luhet në ‘Parkun e Princave’, ku kampionët në fuqi të Francës i bëjnë ‘konak’ gjigantit italian.
Newcastle kryeson grupin me katër pikë, një më shumë së PSG, kurse, Milan ka dy pikë në vendin e tretë, një më shumë së Dortmundit që është e fundit.
Në Grupin G, kampioni në fuqi i Evropës, Manchester City luan në udhëtim tek Young Boys, ndeshje në të cilën skuadra e Pep Guardiolës konsiderohet favorit. Ndërkaq, në sfidën tjetër të këtij grupi, takohen Leipzig dhe Crevena Zvezda. City është lider i Grupit G me gjashtë pikë, tri më shumë së Leipzig.
Duele joshëse do të luhen edhe në Grupin H, ku do të përballen Barcelona-Shakhtar Donetsk dhe Royal Antëerp-Porto. Barça e cila kryeson grupin me gjashtë pikë, është favorit në duel me Shaktar, derisa Antwerp-in e Arbnor Mujës e pret një duel tejet i vështirë pasi që sfidon Porton, skuadër kjo që ka përvojë të madhe në Ligën e Kampionëve.