Opinionistja e BBVK-së: Më kanë komentuar ‘gruaja plakë qysh s’të vjen marre me shku në Big Brother’
Të mërkurën e kësaj jave e ftuar në emisionin “Ora e Pasdites” ishte opinionistja e Big Brother VIP Kosova, Anita Muçaj-Haradinaj.
Për Anitën, kjo është hera e dytë në rolin e opinionistes në një format si ky. Ndaj se sa është sfiduese të gjykosh drejtë në një reality show, tregoi ajo vet.
Ajo fillimisht tha se punën në televizion di ta bëj më së miri, e më pas u ndërlidh edhe me komentet që audienca mund t’i ketë kundrejt mendimeve të saja ndaj banorëve të BBVK-së.
“Unë me komente nuk merrem fare. E kam thënë edhe disa herë më parë se më është trashur lëkura nga komentet e të tjerëve. Por një nga komentet më qesharake ka qenë ‘gruaja plakë, s’po të vjen marre me shku në Big Brother’”, u shpreh ajo mes të qeshurave.
Opinionistja e BBvK-së u pyet se a e favorizon ndonjë banorë, ani pse është në njohje e sipër.
“Ne akoma jemi duku u njohur me banorët, dhe nuk është që secili rri statik në pozicion, ata nga java në javë ndryshojnë. Për shembull, gjatë një jave mund të ketë më shumë energji dhe jep më shumë nga vetja vet, pastaj në javën tjetër bie në heshtje. Do të thotë nuk mundesh të krijosh preferenca aty, për arsye se nga java në javë ndryshon secili nga ata”, tha Muçaj-Haradinaj.
Anita, përgjatë bisedës foli edhe shumë çka tjetër, ajo tregoi se kush ishte e preferuara e saj në edicionin e parë të BBK-së, por edhe se çfarë i tha bashkëshorti i saj, Ramush Haradinaj për pjesëmarrjen e saj në BBK. /KK/