Dortmund në Newcastle për të thyer “tabunë” Angli

Dortmund në Newcastle për të thyer “tabunë” Angli

Newcastle shpreson në një tjetër mbrëmje të paharrueshme në St James Park kundër Borussia Dortmund, pasi shkatërroi Paris SG 4-1.

Goli i shënuar nga Mbape është i vetmi që Njukasëll ka pësuar në pesë ndeshje në shtëpi, të gjitha të mbyllura me fitore.

Ashtu si anglezët, edhe gjermanët nuk njohin humbje prej më tepër se një muaj, por gjenden në fund të Grupit F në Champions League, ku nuk e njohun ende fitoren, madje nuk ka shnuar asnjë gol. Dortmund ka luajtur shumë ndeshje në Angli, por përvoja nuk është aspak e këndshme.

Gjermanët i kanë humbur gjashtë ndeshjet e fundit evropiane kundër skuadrave angleze në ishull, duke pësuar e pakta dy gola në secilën prej tyre. Për më tepër, fituesit e vititi 1997 kanë fituar vetëm një nga shtatë ndeshjet jashtë në Champions League, me një barazim e pesë humbje.

Nga ana tjetër, bilanci i Njukasëll në shtpëpi është mbresëlënës edhe në Evropë, pasi nuk njeh humbje prej 15 ndeshjesh, me 10 fitore e 5 barazime.

Në fundjavë, anglezët arritën një tjetër fitore të bujshme, 4-0, kundër Kristal Palas, ndërsa gjermanët fituan me vështirësi 1-0 me Werder Bremen.

Share This