Trajneri Senad Alirifa ka dhënë dorëheqje nga FC Malisheva.
Klubi i Malishevës përmes një njoftimi, ka konfirmuar dorëheqjen e Alirifit.
Në njoftimin e Malishevës thuhet se pozitën e kryetrajnerit do ta ushtrojë asistenti i parë i skuadrës, Qëndrim Kida.
“Sot me keqardhje kemi pranuar dorëheqjen e trajnerit Senad Alirifa nga pozita e krytrajnerit në FC Malisheva. Pas një periudhe të vështirë në klub dhe pas disa rezultateve jo të kënaqshme kohëve të fundit, trajneri Alirifa ndjeu përgjegjësinë profesionale për të dhënë dorëheqje edhe pse përgjegjësia për rezultatet e fundit jo të mira ishte e të gjithë neve në FC Malisheva dhe jo vetëm e tij. Nga sot e tutje, pozitën e kryetrajnerit do ta marr asistenti i parë i skuadrës, Qëndrim Kida, i cili edhe zyrtarisht është emëruar kryetrajner në FC Malisheva”, ka njoftuar FC Malisheva.
Me këtë rast, FC Malisheva ka falënderuar trajnerin Alirifa për punën profesionale dhe angazhimin e tij duke i dëshiruar suksese në të ardhmen dhe shëndet të mirë.