Dy klubet e njohura evropiane në garë për Aro Muriçin
Arijanet Muriç mund të largohet nga Burnley gjatë afatit kalimtar të janarit.
Portieri kosovar nuk është zgjedhja e parë e Vincent Kompany këtë sezon. Ai ende nuk ka regjistruar asnjë paraqitje në Premierligë.
Muriçi numëron vetëm dy paraqitje deri më tani. Të dy paraqitjet e tij u regjistruan në Kupën EFL.
Kësisoj, 24-vjeçari mund të ndryshojë ambient në afatin kalimtar dimëror, pasi ka tërhequr interesim nga disa klube të njohur evropiane.
Sipas gazetarit të njohur gjerman, Florian Plettenberg, Muriçi është i përqendruar te Burnley, por ai dëshiron të luajë të rregullisht.
Union Berlin dhe Sevilla janë klubet e interesuara për shërbimet e tij, pasi e vlerësojnë shumë lartë portierin dardan.
Klubet në fjalë mund të kërkojnë huazimin e tij në janar, duke përfshirë në marrëveshje edhe opsionin e blerjes.