Milani, nga njëri makth në tjetrin
Milani e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme, javën vendimtare për të ardhmen e tij.
Çështja bëhet e ndërlikuar dhe duket e vështirë për t’u zgjidhur pasi i ka kushtuar gjashtë pikë në dy përballjet direkte kundër Interit dhe Juves. Thuram i Interit dhe Kean i Juves theksuan të gjitha kufizimet e një mbrojtjeje të kuqezinjve, të cilës i mungon shpejtësia.
Malick Thiaw, një 22-vjeçar me shpresa të mëdha, por me disa kufizime të qarta, gaboi sërish ndaj Juves ashtu si edhe ndaj Interit.
Gjermani është fizikisht i fortë, i rëndësishëm në ajër, mjaftueshëm plotësues i Tomorit, por dramatikisht i rëndë dhe i ngadalshëm. E kjo është dramatike për Milanin, sepse të mërkurën mbërrin Mbappé, një sulmues super i shpejtë, kush do ta mbrojë atë? Kjaer ka përvojë por ka lëvizshmëri dhe shpejtësi të reduktuar edhe më të ulët se ajo e Thiaw; Kalulu është i shpejtë, por ka më pak forcë fizike dhe prezencë të reduktuar në zonë.
Tomori është pak si sinteza e të gjitha karakteristikave më të mira, e ai është një dhe nuk mund të bëjë punën e tre mbrojtësve. Me pak fjalë, është e paimagjinueshme të shohësh përsëri Thiaw në Paris. Juventus mundi 1-0 Milanin në San Siro në ndeshjen e madhe të ndeshjes së javës së 9-të të Serisë A, duke kaluar në -1 pas kuqezinjve dhe -2 pas Interit, raporton rtsh.
Kështu Juventusi i tregon kampionatit se është aty. Me një favor të madh në krahun e vet, mospjesëmarrja në Kupat e Evropës, gjë që u krijon lojtarëve bardhezinj luksin e një pushimi më të madh se të tjerët dhe të një shpenzimi më të ulët të energjisë fizike dhe nervore.