Inzaghi i kënaqur me Pavard-in: Ai është një lojtar perfekt

Inzaghi i kënaqur me Pavard-in: Ai është një lojtar perfekt

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, në konferencën për medie në prag të ndeshjes me Salzburgun, ka folur për Benjamin Pavard-in dhe ndeshjet e tij të para me skuadrën “Nerazure”.

Interi dhe Salzburg, do të përballen këtë mesjavë në kuadër të Ligës së Kampionëve.

“Jam shumë i lumtur me Benjaminin. Ai është një lojtar perfekt në sistemin tonë. Ne e donim shumë dhe jemi të lumtur që e kemi këtu. Kundër Bologna-s ai bëri paraqitje të mirë. Jam i kënaqur me atë që po bën ai dhe jam i bindur se ai do të bëhet edhe më i mirë”, ka thënë Inzaghi.

Strategu italian beson se skuadra e tij, do të ketë paraqitje të mirë në duel me Salzburgun.

Share This