Pioli pas humbjes nga Juve: Nuk është rezultati që ne prisnim

Pioli pas humbjes nga Juve: Nuk është rezultati që ne prisnim

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, thotë se është i zhgënjyer me humbjen ndaj Juventusit.

Milani mbrëmë u mposht nga Juve (0-1), në “San Siro”, në kuadër të Serie A.

Strategu italian pas ndeshjes tha se skuadra e tij bëri ndeshje të mirë pavarësisht disfatës. Pioli thotë se ky nuk është rezultati që ka pritur skuadra e tij.

“Ka shumë zhgënjim. Nuk është rezultati që ne prisnim. Bëmë një ndeshje të mirë, por mund të ishim më të kujdesshëm. Është e trishtueshme të humbasësh një ndeshje si kjo”, ka thënë Pioli.

Pas humbjes nga Juve, Milani bie në pozitën e dytë me 21 pikë, një më pak se rivali i përjetshëm Interi, derisa ‘Zonja e Vjetër’ është e treta me 20 sosh.

Share This