Juve ngrin Milanin midis “San Siro-s”
Juventusi e ka fituar derbin e kësaj fundjavë në Serie A, duke mundur Milanin, me rezultat 0-1, në “San Siro”.
Një nga derbit më të mëdhenj në tokën italiane, mes dy skuadrave të mëdha në Itali, ka dhuruar një sfidë interesante, edhe pse “Rossonerët” nga minuta e 40-të mbeten me një lojtar më pak në terren pasi që Thiaw u largua nga fusha me karton të kuq.
Pa gola është mbyllur pjesa e parë, edhe rastet nuk munguan nga të dy skuadrat.
Lojë interesante është luajtur edhe në 45-minutëshin e dytë. Locatelli (63’), heshti ‘San Siro-n’ duke shënuar golin e fitores për torinezët dhe të vetmin në këtë superpërballje.
Pas kësaj fitore, Juve ka 20-të pikë në vendin e tretë, kurse, Milan ka një më shumë në pozitën e dytë.