Drita thyen Llapin në “Zahir Pajaziti”, fiton edhe Dukagjini
Drita ka bërë hapin e madh në garën për kreun e tabelës pasi që mundi Llapin, me rezultat 0-1, të dielën në “Zahir Pajaziti” në derbin e javës së dhjetë të elitës së futbollit tonë.
Dueli mes llapjanëve dhe gjilanasve, ka prodhuar një sfidë interesante, derisa ishte Almir Ajzeraj (81’), i cili shënoi golin e fitores për gjilanasit dhe të vetmin në këtë ndeshje.
Pas kësaj fitore, Drita ka 21 pikë në vendin e dytë, dy me pak se lideri i tabelës, Ballkani, kurse, Llapi renditet e treta me 19 sosh.
Fitore tejet të rëndësishme ka shënuar edhe Dukagjini, e cila në udhëtim mundi Malishevën, me rezultat 3-4.
Në një ndeshje me plotë gola, klinasit arkëtuan tri pikë të mëdha në duel me Malishevën.
Skuadra e Malishevës më mirë e nisi ndeshjen duke krijuar epërsinë prej 2-0, falë një goli të Aliu (10’) dhe një goli të Nyavedji (40’), megjithatë, të besuarit e Armend Dallkut nuk u ndalën dhe jo vetëm që ia dolën ta barazojnë shifrat, por edhe ta fitojnë këtë sfidë tejet interesante.
Zulifiji (47’), Junior (54’), Santos (71’) dhe Merlaku (76’), shënuan për fitoren e Dukagjinit, derisa golin e tretë për malishevasit e realizo Hazrolli (90+3’).
Pas kësaj fitore, Dukagjini ka 12 pikë dhe ngjitët në mesin e tabelës, aq sa ka edhe Malisheva.