Roma i falet El Shaarawy
Roma është dashur të djersitët goxha shumë për të mposhtur Monza-n.
Romakët mposhtën Monza-n, me rezultat 1-0, të dielën në kuadër të Serie A.
Kryeqytetasit e Italisë e kërkuan më shumë fitore të cilën e arritën në fund të ndeshjes me golin e El Shaarawy (90’).
Kjo sfidë ishte herë pas herë ishte edhe e ashpër, ku gjashtë lojtarë u “zverdhën”, derisa Ambrosio pas dy kartonëve të verdh u largua më karton të kuq nga loja.
Në finish të ndeshjes nga bankina u largua me karton të kuq edhe trajneri i Romës, Jose Mourinho.
Roma pas kësaj fitore, ngjitët në vendin e gjashtë me 14 pikë, dy më shumë së Monza e cila renditet e 11-ta.