Pioli pak orë para derbit me Juven: Ne jemi gati

Pioli pak orë para derbit me Juven: Ne jemi gati

Trajneri i AC Milanit, Stefano Piolit beson se skuadra e tij, është gati për derbin kundër Juventusit.

Milan dhe Juve do të ndeshen sonte në ‘San Siro’ në sfidën më të madhe të kësaj fundjavë në elitën e futbollit italian.

“Sigurisht që do të jetë një ndeshje e shkëlqyer. Për momentin ne jemi përpara dhe ata janë të tretët, por lufta për Scudetton është e hapur për katër skuadra dhe fitorja do të ishte e rëndësishme për përparimin dhe besimin tonë”, ka thënë Pioli për acmilan.com.

“Ne jemi skuadër e ndërtuar për të fituar, por ata kanë avantazhin duke përgatitur vetëm një ndeshje në javë”, ka theksuar strategu italian.

Kujtojmë se Milan luan edhe në Ligën e Kampionëve, derisa torinezët janë jashtë kupave evropiane.

Ndeshja Milan-Juve nis në orën 20:45.

Share This