Ancelotti kritikon arbitrin pas barazimit me Sevillan
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, pas barazimit me Sevillan, ka kritikuar arbitrin e ndeshjes, De Burgos Bengoetxea.
Sevilla dhe Reali mbrëmë luajtën baras 1-1, në sfidën kryesore të kësaj fundjavë në La Ligë.
“Ironia është mënyra e vetme që mund të përdorim për të komentuar ndeshjen e sotme. Nëse them atë që mendoj, do të më duhet të humbas shumë ndeshje. Gjëja që ka më shumë rëndësi për mua është të qëndroj ulur në stolin e Real Madridit, prandaj është më mirë të shmangim pezullimet dhe për këtë arsye të mos them atë që kam në mendje”, ka thënë Ancelotti.
Për Real Madridin ky është barazimi i parë në këtë sezon të garave, megjithatë, “Los Blancos” mbesin lider të tabelës me 25 pikë, derisa Sevilla renditet e 13-të me nëntë pikë të mbledhura.